Për çdo ditë po shtohen shkollat që po kalojnë në mësim online për shkak të numrit të nxënësve dhe stafit mësimor të infektuar me COVID-19.
Njoftim për kalimin në mësim online sapo ka bërë dhe shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas rrethanave të krijuara në shkollë nga virusi COVID-19 dhe numrin e madh të rasteve të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar, Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle publikuar në rrjetin social Facebook.
Gjatë ditës po ashtu edhe tri shkolla në Komunën e Vitisë njoftuan se do të kalojnë në mësimin online nga e hëna. /dijasot.com
Njoftimi i shkollës:
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se pas rrethanave të krijuara në shkollë nga virusi COVID-19 dhe numrin e madh të rasteve të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar, Task Forca e shkollës mori vendim që mësimi të vazhdojë me SKENARIN C (online) nga data 24.01.2022 deri më 31.01.2022
Mësimi online do të mbahet në platformën e-shkollori dhe zoom.
Orët mësimore mbahen sipas orarit mësimor në shkollë.
Orari i mësimit online është sikur më poshtë:
Klasët VI – IX
Ora I: 09:00- 09:30
Ora II: 09:35-10:05
Ora III: 10:10-10:40
Ora IV: 10:50-11:20
Ora V: 11:25- 11:55
Ora VI: 12:00- 12:30
Klasët I – V
Ora I: 13:00-13:30
Ora II: 13:35-14:05
Ora III: 14-10-14:40
Ora IV: 14:50-15:20
Ora V: 15:25-15:55
Klasat e para dhe parafillore në bashkëpunim në mes prindërve dhe mësueseve të klasave për orarin dhe mënyren e mbajtjes së mësimit.
Task Forca e shkollës të gjithë të infektuarve ju uron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të mbarë në shkollë me prezencë fizike!
Shëndet!