Robert De Niro është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me ish-asistenten e tij.
Konflikti ligjor mes aktorit të famshëm dhe ish-punonjëses së tij, Graham Chase Robinson, sillet rreth akuzave për abuzim verbal nga aktori.
De Niro u paraqit në gjykatën federale dje për të dëshmuar kundër akuzave të Robinson, për të cilat ajo pretendon se ai përdori gjuhë nënçmuese, duke përfshirë sharje dhe biseda të papërshtatshme telefonike me të.
Gjithçka filloi kur Robert De Niro ngriti procedime ligjore kundër Robinson, duke thënë se ajo përdorte shumë Netflix gjatë orarit të punës, keqpërdorte kartën e kreditit të kompanisë dhe u angazhua në aktivitete të tjera të paautorizuara. Në përgjigje të padisë së De Niros, Robinson u kundërpërgjigj për 12 milionë dollarë, duke pretenduar diskriminim gjinor.