Hulumtimi i YouGov-it zbulon se sa shpesh kanë një bazë dallimet e spekuluara në karakter midis të lindurit të parë dhe fëmijës më të vogël në familje. Me pak fjalë, doli e vërtetë se fëmija më i madh në familje ndjen më shumë përgjegjësi, ndërsa më i vogli ndjen një dozë më të madhe relaksi dhe hapësirë për të marrë frymë.
Dallimi më domethënës është në sensin e përgjegjësisë – shumica (54 përqind) e të lindurve të parë thonë se janë më të përgjegjshëm se vëllezërit e motrat e tyre, krahasuar me 31 përqind të të lindurve
të fundit.
Nga ana tjetër, vëllezërit e motrat më të vegjël thonë se janë më argëtues, më të qetë dhe të relaksuar.
Në një farë mase, vetë mosha, dhe jo dinamika e familjes, mund të jetë përgjegjëse për karakteristikat e ndryshme. Fëmijët më të rritur, të cilët kanë pasur më shumë kohë për përvojat e jetës, kanë më shumë gjasa të thonë se janë më të suksesshëm se vëllezërit e motrat e tyre.
Por dinamikat e familjes padyshim kanë gjithashtu \ndikim – vëmendja e prindërve së shpejti zhvendoset tek fëmija i porsalindur dhe të parëlindurit mund të duhet të mësojnë të kujdesen për veten e tyre.
Prandaj, vëllezërit e motrat më të mëdhenj kanë më shumë gjasa të ndihen më të organizuar dhe të aftë për të menaxhuar jetën e tyre. Po kështu, vëllezërit e motrat më të vegjël kanë më shumë gjasa të ndihen më të dashur nga prindërit e tyre./DG/Dijasot.com