Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për sulmet e protestuesve serbë ndaj KFOR’it në Veriun e Kosovës.
Tre ushtarë të KFOR’it italianë janë në gjendje të rëndë pas trazirave në Zveçan.
Melon ka thënë se sulmet ndaj KFOR’it nuk do të tolerohen më tej, teksa ka treguar për lëndimet e ushtarëve të KFOR’it në Kosovë.
Por ajo ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.
”Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, ka deklaruar kryeministrja e Italisë.