Për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi, qeveria ka vendosur që studentët të cilët nisin këtë vit shkollën për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.
Vendimin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë. Rama u shpreh se studentët e mjekësisë aktualisht që duan të ikin nga Shqipëria, duhet të paguajnë një tjetër tarifë, e cila mbulon koston dhe nevojat e universitetit.
‘Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për t’u përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.
Nuk është kusht është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë. Nuk ndryshon asgjë në thelb sa i takon të drejtës dhe ushtrimit të profesionit, pasi ajo fillon pas 5-viteve, po ajo duhet të nisë këtu. Sepse për këtë paguan taksa populli shqiptar. Nuk paguan që mjekët që paguajnë tarifa simbolike të ikin që në ditë të parë. Nuk i ndalohet e drejta atyre që janë në universitet të largohen nëse duan të largohen, por duhet të paguajnë një tarifë tjetër. Një tarifë e cila mbulon koston dhe nevojat e universitetit”, tha Rama.
Ministrja Evis Kushi ka shpjeguar sesi do të funksionojë skema e punësimit të detyrueshëm për studentët e Universitetit të Mjekësisë.
“Së pari: Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.
Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri. Dhe diploma përsëri tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi.
Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar.
Pra ky është detyrimi që kanë studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhjeje, por do që qëndrojnë për 5 vite. Pra duhet t’i bëj thirrje të gjithë kandidatëve, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri. Ndërsa studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave.
Sigurisht që qëllimi ynë është që të gjithë studentët nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të qëndrojnë të punojnë, të japin kontribut për vendin, sepse në fund të fundit ky është një detyrim që e kemi për të gjithë, për të plotësuar nevojat që kemi për mjekë.
Për sa i takon specializimeve, këto në rast se janë të pambuluara nga MSHMS, pra nëse specializantët e paguajnë vetë kuotën, tarifën, do të konsiderohet periudhë punësimi, ndërsa në rast se është e mbuluar nga MSHMS, sigurisht që ata nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMS përpara specializimit, kështu që kanë detyrimin të përmbushin ato detyrime që tashmë janë në fuqi.
Ndërkohë dua të theksoj që nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre.
Trajtimi i veçantë konsiston në dy drejtime kryesore. Së pari punësim prioritare në institucionet shëndetësore shqiptare dhe së dyti përfshirje në programet sociale të punësimit.
Por e theksoj edhe një herë që nëse nuk do të arrihet, gjë që nuk mund të ndodhë, por gjithsesi kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, nëse për një vit nuk plotësohet detyrimi për një punësim të sigurt, atëherë këta të diplomuar, mjekë do të lirohen nga detyrimi dhe do të marrin menjëherë diplomën.
Dua të theksoj që ky projektligj për shkak të emergjencës do të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar sepse në muajin gusht, siç e dini, të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë programin Mjekësi e Përgjithshme, kanë provimin shtesë të digjitalizuar që do të zhvillohet në muajin gusht pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Kështu që ne duhet ta miratojmë brenda korrikut këtë projektligj, në mënyrë që ata përpara se të marrin vendimin dhe përpara se të bëjnë provimin, t’i dinë, t’i njohin të gjitha kushtet që do të kenë për sa i takon këtij programi.”- thotë Kushi./Tiranapost.al/Dijasot.com