Rama ndan pamjet, shkolla e re “Llazar Kuli” në Kuçovë hap dyert për nxënësit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë pamjet e shkollës së re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë.

Rama u shpreh se ky institucion i arsimit është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Kuçovës.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se shkolla e re ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit./Dijasot.com