Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti mësimi i informatikës, sikurse edhe gjuha e huaj anglisht do të futen në sistemin shkollor që në klasën e parë.
“Ne e kemi parë në vijim se ndërtimi i shkollave, i mureve të shkollave, sado të forta dhe të bukura të jenë është i pamjaftueshëm. Do bëjmë një ndryshim të qenësishëm për laboratorët që nga ky vit që po hyjmë, në ndryshim për mësimin e informatikës, do të fusim edhe mësimin e teknologjisë që në klasën e parë, ama duke i dhënë mundësi fëmijëve që të kenë akses të drejtpërdrejtë në një mësim praktik.
Mjete të teknologjisë, sistem i mësimit të teknologjisë në mënyrë që të përgatisim shumë më tepër vajza dhe djem që është një treg global, të madh ku mund të hyhet dhe punohet më tepër sesa një rrogë kudo qoftë, pa qenë nevoja që të lëvizin nga shtëpia. Do të investojmë për të pasur biblioteka prej vërteta. Bibliotekat në shkokla nuk janë prej vërteti, janë rafte të mbushura në mënyrë modeste. Bibliotekat në shkolla duhet të jenë për nxënësit dhe komunitetin”, tha Rama./ Dijasot.com
Top Channel