Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.

Qeveria ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmi u konfirmua nga Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës. 

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, kanë thënë për Dijasot nga SBASHK-u.

Pas 7 ditëve vonesë, Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.