Qendra e Botimeve për Diasporën shpërndan videot didaktike “Mëso shqip”: Përgjatë pushimeve verore nxënësit e gjuhës shqipe mund të përmirësojnë njohuritë (video)

Qendra e Botimeve për Diasporën ka njoftuar nxënësit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë se përgjatë pushimeve verore mund të vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe. 

“Ndiqni videot didaktike “Mëso shqip” përgatitur nga Qendra e Botimeve për Diasporën, të cilat janë realizuar sipas temave të ndryshme që përfshin programi juaj mësimor i vitit shkollor”, thuhet në njoftim ku përcjellet dhe moto “MËSO SHQIP” – Festat dhe lojërat popullore./Dijasot.com

Linku i videos “MËSO SHQIP”: