Qarku i Korçës rrethohet nga një larmishmëri vargmalesh e peisazhe tërheqëse, ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e klimës

Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Korçë organizuan një veprimtari në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve e shpallur nga OKB-ja ne vitin 2003.

“Si një ditë me rëndësi të madhe për zonat e mbrojtura 11 Dhjetori na kujton ndërgjegjësimin për të vlerësuar funksionet e maleve, ku ato janë burim jete, duke siguruar ujin për bujqësinë, si dhe florën dhe faunën e egër. Në takim u fol gjerësisht për rëndësinë e maleve si një bazë e fortë për krijimin e ekosistemeve, duke sjellë vlera të mëdha të biodiversitet, por nga ana tjetër edhe peisazhe tërheqëse për vizitorët e tyre. Qarku i Korçës rrtehohet nga një larmishmëri vargmalesh, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e klimës, duke e bërë atë mjaft të shëndetshmë dhe të përshtatshme për të jetuar”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti./Dijasot.com