Fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç kalojnë më pak se pesë orë në ditë të “ngjitur” me telefonat e tyre dhe kur bëhen adoleshentë, koha përpara ekranit rritet deri në 8 orë çdo ditë, ka treguar hulumtimi.
Fëmijët rrallë e përdorin atë kohë për gjëra krijuese dhe të dobishme si kodimi ose krijimi i përmbajtjes së dobishme. Pjesa më e madhe shkon në lëvizjen nëpër rrjetet sociale dhe shikimin e videove, thotë Michael Robb në analizën e saj të raportit.
Dhe kjo, thotë Santos , është rruga drejt dëmtimit serioz të shëndetit mendor. Duke u nisur nga fakti që mediat sociale i ekspozojnë fëmijët ndaj një rreziku të lartë të dhunës kibernetike, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, nuk duhet të harrojmë se në internet një fëmijë mund të hasë lehtësisht përmbajtje keqdashëse, shqetësuese dhe të papërshtatshme.
“Adoleshentët marrin rreth 200 njoftime në pajisjet e tyre çdo ditë. Truri i tyre është ende duke u formuar dhe ata kanë nevojë për ndihmë për t’u fokusuar te shkolla dhe detyrat e shtëpisë, e jo t’i shpërqendrojë zhurma e vazhdueshme e telefonave të tyre.” thotë Santos.
Nëse do t’ua mohonim përdorimin e telefonave fëmijëve nën 14 vjeç, nuk do t’i dëmtonte në asnjë mënyrë, por do t’u sillte përfitime të shumta: rrezik më të ulët të ankthit dhe depresionit cilësi dhe sasi më të mirë të gjumit më shumë kohë për aktivitet fizik jashtë. Edhe prindërit duhet të ndjekin një model të ngjashëm, pohon Santos.
“Nëse jeni vazhdimisht në telefon, do ta keni të vështirë të justifikoni vendimin se fëmija juaj nuk mund të marrë telefonin e tij të mençur. Fëmijët nuk do të duan të bëjnë siç i thua ti, por siç i tregon ti”, përfundon psikologia nga Yale./DG/DijaSot