Shkruan: Anita Kadriu
Jo për shkak të sipërfaqes së saj prej 10.887km² dhe popullsi mbi 2 milionë me shumicë shqiptare dhe minoritetet serb turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranë, por për shkak të pasurive natyrore dhe pozita gjeostrategjike e saj, Kosovën “e duan” të gjithë.
Kush nuk e duam? Jemi një pjesë nga ne, vetë pasardhësit e kësaj toke. Ata që donin e duan ta marrin Kosovën nga ne, duan të na e bëjnë të padëshiruar si vend për ne. Sepse me luftë, Kosovën më nuk e marrin. Nuk munden. Me luftë e kanë humbur.
Por, tash ka nisur një luftë e re. Ashtu, siç na e vodhën pasurinë, na dogjën, na masakruan e vranë, na e lanë Kosovën shkrumb e hi, tash duan ta lënë ndryshe, përmes një propagande se “këtu nuk jetohet më”. Dhe faza e dytë më e rrezikshme në prag të liberalizimit të vizave ku natyrisht se edhe kosovarët siç bënë dhe kombet tjera do duan të dalin jashtë vendit, sa për përmirësim të kushteve socio-ekonomike, aq dhe për të parë botën, është ajo e përhapjes së opinionit se do të ketë luftë në Kosovë. Kjo “porosi me postë” mund të ketë pasoja te disa që jo për kushte ekonomike, por për siguri të “arsyetojnë” lënien e vendit.
Qeveria duhet të dalë urgjentisht me qëndrim që të hedhë poshtë këto teza që krijojnë destabilitet në vend. Duhet t’u bëjë të ditur kosovarëve se Kosova më nuk luftohet as nuk pushtohet. Secili e di gjendjen në Veri të vendit, por secili e di se trupat e NATO-s janë aty. Dhe secili, nëse se kemi ditur, e kuptuam me rastin e Banjskës se çfarë do të thotë po tentove të hyshë në Kosovë si pushtues: Do të zvarritesh duke ikur me bisht ndër këmbë.
Sa e pasur është Kosova
Kosova është e pasur me linjit dhe minerali si: zink, plumb, argjend, ar, krom, etj., por ka gjithashtu dhe tokë bujqësore produktive. Kosova ka pyje, lumenj, male, dhe tokë; është ndër më të pasurat në Evropë në lidhje me burime natyrore, të bazuar në sipërfaqe. Kosova është sidomos e pasur me qymyr, e treta në Evropë me rezerva. Kosova posedon rreth 14.700 miliard tonë linjti në rezerva, që e rendit Kosovën të pestën në botë. Gjithashtu ka rezerva prej 1 trilioni në minerale si: alumin, ari, plumb, zink, bakër, boksit, magnez, etj. Kosova gjithashtu posedon rezerva të azbestit, kromit, gurit gëlqerorë, dhe kuarcit. Ndonëse shumica e burimeve natyrore të Kosovës ende mbesin të papërdorura, rezervat e tyre të mëdha kanë një potencial të madh për zhvillime të ardhshme, siç e ka vlerësuar Banka Botërore.
Edhe para Jugosllavisë, burimet natyrore të rajonit u eksploruan dhe u nxorën. Në Mesjetë, (në mesin e shekullit të 14-të) miniera në Novobërdë u konsiderua miniera më e pasur me argjend në Ballkan, ndërsa dy minierat e tjera në Kosovë pas Artanës ishin Trepça dhe Janjeva. Gjatë shekullit të 14-të dhe 15-të, Artana ishte zemra e ekonomisë lokale, ajo njihej si qyteti i argjendit dhe i arit. Për shkak të rëndësisë së saj të madhe, ajo ishte gjithashtu shumë e mbrojtur dhe ishte qyteti i fundit që binte në duart e osmanëve gjatë pushtimit në shekullin e 15.
Kur Londra ishte fshat me disa shtëpi, Novobërda ishte qytet, ku vinin nga ujëdhesa britanike të punonin saksonët.
Shqiptarët i rezistuan Perandorisë Osmane, ndërsa popujt tjerë e shikuan nga larg këtë luftë të shqiptarëve për ruajtje të identitetit kombëtar dhe atij fetar-krishterë evropian.
Pozita gjeografike/politike e territorit shqiptarë, pra i ktheu në kurban ata(shqiptarët) për jetësimin e politikave të larta botërore.
1443: Skënderbeu i vetëm mbron identitetin shqiptar dhe evropian, bota fillon martirizimin e shqiptarëve për interesa gjeostrategjike botërore
Shqiptarët e mbrojtën veten, aq sa mbrojtën edhe Evropën. Shqiptarët u bënë “sandviç” ndër shekuj, nga perandoria romake në njërën anë që synonte ta pushtojë dhe pas disa luftërash të mëdha dhe të përgjakshme qindra vjeçare me shekuj shtriu pushtetin mbi territorin ilir dhe ndikimin e saj, duke u zëvendësuar më pas nga perandoria bizantine në lindje, së cilës i zuri vendin pushtuesi tjetër i ri -osmanët. Së pari pushtuesit e ilirëve (shqiptarëve të sotëm) lakmuan pasurinë/resurset natyrore, traditën/ zhvillimin ekonomik e kulturor, së dyti pasi u dërrmuan nga luftërat e mëdha ndaj tyre ushtarakisht dhe ekonomikisht e kthyen vendin e tyre në qendër të betejave të mëdha të tyre. Kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe qëndresa e shqiptarëve nën udhëheqjen e tij për 25 vjet mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.
Historia na dëshmon se në ndihmë monetare, ushtarake, armatim nuk i erdhi askush. Shqiptarët rezistuan vetë dhe nuk i lanë turqit të pushtojnë Romën-Selinë e Shenjtë. Këtë meritë askush nuk e thotë me zë. Askush nuk ua njeh shqiptarëve. As vetë ne shqiptarët nuk e themi se nuk lejuam të bëhemi urë që turqit të pushtojnë Romën. Apo Roma kishte më pak rëndësi për perandorinë osmane sesa kishin shqiptarët të pakësoheshin si popullsi dhe si territor?. A kishin synim osmanët ta pushtonin Romën-selinë e shenjtë siç pushtuan Kostandinopojën apo vetëm shqiptarët të nënshtroheshin dhe dobësoheshin? Po këtu ishte pika e perandorisë osmane- shqiptarët. Nga pushtimi 500 vjeçar turk shqiptarët dolën të leckosur: më pak njerëz.
Më 1878 nisi dhe zbatimi i planit, Kosova-vendi që do të ekzistojë gjithmonë, por s’do ta lënë të qetë kurrë.
Shqiptarët e Nishit, Toplicës, Vranjës e tjera qytete të mëdha shqiptare tani të mbetura në Serbi u zbrazën nga shqiptarët, duke i masakruar djegur të gjallë me shtëpi e gjithçka kishin dhe të paktë në numër të mbetur gjallë arritën në territorin e Kosovës sot. Pra, projekti ishte i kamotshëm për kufijtë e Kosovës nga 1912 e këndej.
Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia u bënë shtete dhe u zgjeruan me territor në tokat shqiptare duke lënë Kosovën në ish Jugosllavin e diskriminuar në arsimim, zhvillim, dhe duke tentuar të humbet çdo gjurmë e identitet të saj shqiptar kombëtar. Shqipëria nën komunizëm ku ngjashëm si në Kosovë luftohej elita, luftohej çdo gjë që lidhte kombin me shtet.
A janë shqiptarët të lirë?
Jo siç ishte Iliria.
A do të ketë luftë dhe të pushtohen më tokat shqiptaare ?-Jo asnjëherë.
A do të kenë vendimmarrje kokë më vete qeverisjet shqiptare Kosovë-Shqipëri?-Jo asnjëherë.
A do mbrohet territori shqiptar/ kosovar nga NATO. Po gjithmonë.
Kosova është Jerusalemi ‘toka e shenjtë’ për politikën botërore, për hesapet politike të mëdha botërore. Kosova sot është Kruja e Skënderbeut. Shqiptarët janë të paprekshëm, por nën kontrollin e politikës botërore.
Kosova ka nevojë për stabilitet. Në Kosovë nuk do të ketë luftë më. Nëse dikush tenton të bëjë luftë në Kosovë do të ndalet. Jerusalemi i ri tashmë është nën mbrojtje. Propoganda e një lufte në Kosovë i shërben atyre që lakmojnë ta kenë Kosovën. Por, mbetet vetëm propagandë. Shqiptarët nuk i frikësohen më luftës, sepse është NATO këtu. Janë ata që ua sollën lirinë. Dhe po qëndrojnë këtu si pararoje e saj.
Fatkeqësisht përhapja e opinionit se do të ketë luftë tenton të rrisë numrin e qytetarëve që do ta braktisin vendin. Pas liberalizimit si gjithë vendet tjera sidomos ato të Ballkanit që kanë fituar të drejtën e lëvizjes edhe kosovarët do të marrin hov të ikin nga vendi sa për përmirësim të statusit të tyre ekonomik aq dhe për të vizituar Evropën.
A janë sot kosovarët më mirë se para luftës? Po , 100 herë.
Ndonëse nuk kanë rroga të mëdha, ia dalin të mos bëjnë një jetë në varfëri. Ajo që kanë nevojë është një arsimim cilësor, një shëndetësi më e mirë dhe sigurim shëndetësor që do të mundësonte mjekimin pa kërkuar borxh te të afërmit apo pa hyrë kredi, ka nevojë për inspektor për të drejtat e punëtorëve për kontrata pune dhe kushte e vlerësim dinjitoz.
Një pjesë e kosovarëve sot ikin nga vendi se gjatë vlerësimit për një vend pune nepotizmi dhe korrupsioni mund vlerat. U shkelet dinjiteti, duan ta mbrojnë atë dhe e vetmja zgjidhje është në një vend evropian ku respektohesh si njeri me të drejta të tua të plota pa ia cenuar tjetrit dhe pa tu cenuar ty. Të drejta të barabarta në konkurse për punësim. Vlerësim objektiv dhe korrekt i punës së secilit. Pra, krejt çka duam është veç zbatim i ligjit. Krejt ka qenë dhe është në dorë të qeverisë së Kosovës; si ikja nga vendi dhe si kthimi në vend i qytetarëve. Na mungon zbatimi i politikave të mira qeveritare dhe ligjit, nuk na mungon shumë paraja.
Dhe kryesorja na mungon njohja e realitetit. Dalja jashtë vendit pas liberalizimit do të na ndihmojë të kuptojmë bashkëkohoren apo modernen-modernizmin, siç themi ne në popull, drejt.
Jo shtëpia 3-4 a pesë katëshe, jo me sauna, jo me xhipa, jo me dy -tri dashnore si në filma apo se i ka filani, jo me botox, deformim të fytyrës e trupit tënd /pakënaqësi me veten për të kënaqur të tjerët, jo telefon 1500 euro se natyrisht s’të del rroga, jo si e ka shtëpinë fqinji a halla a tezja a daja ta kem dhe unë, jo si po del shoqja me burrë në restorante e foto në Facebook e Instagram duhet dhe ne….do dalin dhe do shohin se francezi, gjermani, austriaku, anglezi…, punojnë shumë dhe kënaqen me ato që kanë dhe nuk bëjnë jetën siç duam ta bëjmë në rrjete sociale…Deformimi social i pasluftës do të fillojë të përmirësohet me të parë botën kosovarët, do kthehemi në identitetin tonë, aty ku tjerët erdhën që nga fundi i botës të na e marrin.
Sipas një studimi gjenetik të publikuar këto ditë në revistën Cell rreth popullsisë në mijëvjeçarin e parë të erës së re “A genetic history of the Balkans from Roman frontier to Slavic migrations”, ku janë përfshirë 146 individë, 45 nga të cilët janë nga viti 0 deri në vitin 250 të erës sonë, përpara dyndjeve gote, avare, sllave, etj., popullsia që sot shtrihet kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Greqinë Veriore dhe Perëndimore, në vitet 0-250 shtrihej që nga Kroacia dhe Serbia e me poshtë drejt jugut dhe lidh në mënyrë gjenetike shqiptarët e sotëm me Ballkanin e para 2000 apo 3000 vitesh, po sidomos me fillimin e Perandorisë Romake.
Çka na thotë ky studim tjetër: Kosova pra ka ruajtur në mënyrën më të pastër përbërjen gjenetike para-romake dhe romake të Ballkanit duke pasur ndikimin më të vogël të dyndjeve gote, avare, sllave dhe nga Anatolia./Dijasot.com