Pse po ngurrojnë kosovarët të vaksinohen kundër COVID-19?

Qytetarë të shumtë në Kosovë po ngurrojnë t’u vaksinohen kundër COVID-19.

Kjo sipas IKSHPK-së po bëhet për shkak të frikës nga efektet anësore.

“Disa janë në parim kundër vaksinimit. Tjerët frikësohen nga efektet anësore, siç është mpiksja e gjakut, e cila është regjistruar shumë rrallë (4 raste mpiksjesh në 1 milion të vaksinuar). Por në anën tjetër rreziku i mpiksjes së gjakut te përdorimi i pilulave kontraceptive është deri 1200 raste në 1 milion gra; ose 1763 raste në 1 milion duhanxhinj dhe së fundmi 165.000 raste të mpiksjes ndodhin në 1 milion pacientë të cilët janë të sëmurë me COVID. Efekte anësore ka çdo ilaç, madje edhe ‘Paracetamol’-i. Të gjithë e dimë se duhani vret dhe ky mesazh shkruan në çdo paketim të cigareve. Duhani vret 6 milionë njerëz në botë brenda një viti! Pijet e sheqerosura që shkaktojnë diabet, sëmundje kardiovaskulare e obezitet (si p.sh. Coca-cola) shkaktojnë 184.000 vdekje në vit në mbarë botën!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së, rreziku për të humbur jetën nga COVID-19 është shumë më i madh sesa nga vaksinimi./Dijasot.com