Presidentja Osmani viziton Shpellën e Gadimes, e quan një atraksion të jashtëzakonshëm

Presidentja e Kosovës e ka vizituar Shpellën e Gadimes, duke e vlerësuar si një atraksion të jashtëzakonshëm.

Ajo ka thënë se nuk duhet të humbet vizita në të.

“Shpella e Gadimes – një atraksion i jashtëzakonshëm natyror dhe një nga mrekullitë e shumta në Kosovë. Nëse jeni në Kosovë, mos e humbisni. Është një gjë që duhet parë”, ka shkruar ajo në platformën “X”, të martën./Dijasot.com