Presidentja Osmani njofton për takimin me shefin e CIA: Aleanca me SHBA garancë për siguri, paqe e sukses

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar zyrtarisht për takimin e djeshëm që pati me Shefin e CIA’s, William Burns.

Osmani ka thënë se aleanca me SHBA’të, është garancë për siguri, paqe e sukses.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe foto nga takimi.

Burns është takuar sot edhe me Kurtin.