Policia paralajmëron se gjatë natës mund të ketë edhe akull

Policia e Kosovës apelon te qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, nga Policia njoftojnë se qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

“Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në njoftim./Dijasot.com