Policia, kontrolle në 300 kopshte e çerdhe

TIRANË/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njoftoi sot se paketa e sigurisë në shkolla përfshinë dhe kopshte dhe çerdhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri Balla theksoi se Policia ka ushtruar kontrolle në 300 çerdhe e kopshte.

“Paketa e Sigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit️ kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht”, deklaroi Balla./Dijasot.com