Nazmije Mema
Lamtumirë janar i gjatë
Lëshoja fronin shkurtit tët vëlla
Të mbretërojë në botë
Me aq ditë sa Zoti ia la
Katër vjet rresht i ke nga njëzet e tetë ditë
Sivjet një më tepër e ke o mik
Andaj të quajnë viti i brishtë
Mirë se erdhe shkurt i mbarë
I dyti radhitesh në kalendar
Pas teje vjen marsi, prilli e maji
Vallen e vitit e filloi janari
Ditë të ftohta e me borë
Presim dhe nga ti
Por më i shkurtër se janari ti je gjithsesi.