Ndërpritet mësimi në shkollat e Kosovës, shkak koronavirusi

Blood sample with respiratory coronavirus positive

Qeveria e Kosovës unanimisht mori vendim për ndërprerjen e mësimit në shkollat e Republikës së Kosovës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar koronavirusin pandemi.  Qeveria e Kosovës po mban mbledhje të jashtëzakonshme në këto momente për masat që do të merren për koronavirusin.

Ndonëse në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar, qeveria ka miratuar masën e propozuar nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia për ndërprerjen e procesit mësimor.

Shkollat pritet të qëndrojnë të mbyllura deri më 27.

Disa qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, por rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që së pari u lajmërua në Kinë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e shtatë ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020

Të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë

Pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm

Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese

Karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi

Në rast se personat nuk mund të karantinohen të vendosën në karantina të përbashkëta

Aktivitet publike, si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00

Ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë

Të gjitha ndërmarrjet publike private të bëjnë dezinfektim

Ndërmarrjet publike për transport obligohen të bëjnë dezinfektim

Të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë./Dijasot