Përkujtim për mësuesen e diasporës, Nexhmije Syla

Shkruan: Burhan Jahiu

Mësuesja e diasporës, siq e quanin mergimtarët, Nexhmije Syla, më 21 maj të këtij viti mjerishtë u nda nga jeta njera nga figurat më emblematike të mergatës tonë në Gjermani sa i përket mësimit plotësues në gjuhën shqipe për fëmijte e Badenit Jugorë. Dhe jo vetëm kaq! Me dhëmbje të madhe u ndan nga mesuesja Nexhmije qindra mergimtarë e vendorë në fshatin Hereq të Gjakovës duke pasë në mendje e zemer një aktiviste të paepur për edukimin e brezave të rij në gjuhën shqipe.

Veprimtaria e saj në mergim ishte shumë dimenzionale dhe komplekse ngase për 2 dekada punoi në të gjitha fushat e jetës me fëmijt mergimtarë, vetëm e vetem që ata të mos i gllabëroi asimilimi i eger që iu kërcnohët pa fain e tyre.

Nexhmije (Avdiu) Syla ishte nga Gjakova dhe bashkëshorte e Maxhun Syla-jt jurist nga Hereqi i Gjakovës. Kishte punuar si arsimtare e Kimi-biologjisë në fshatin e gjenezës-Cermjan dhe pastaj në Skivjan. Merguan në Gjermani bashkë me Maxhunin dhe 3 fëmijt të perndjekur nga barbarija serbe. Kerkeses sime që ta rifillonte mësimin në gjuhen shqipe me fëmijt shqiptarë e pranoi pa hezitim dhe filloi mësimin me 1 tetorë 1996.

Entuziasmi dhe vullneti i saj i jashtëzakonshëm ranë në sy të çdo prindi e nxënësi. Numri i nxënësve vazhdoj të rritej dita-ditës dhe po bëhej gjithënjë më masovik. Për një kohë të shkurtër Nexha hapi paralele të mësimit plotësues edhe në Wehingen, Schpeichingen e Immedingen.

Mësuasja po bënte qindra kilometra deri në zonat malore për të arrijt kudo që ka nxënës. Kjo ma përkujton ngarendjen dhe perkushtimin e Migjenit në kohen e tij. Qëlloi të isha unë kryetar i këshillit të prindërve në atë kohë dhe ndjeva obligim moral dhe qytetarë që të angazhohem pa kursim në perfshirjen sa më të madhe të nxënësve në shkollen shqipe. Sot ndjehem shumë i privilegjuar që kam rastin të shkruaj për një personalitet të dimenzioneve të tilla qfarë ishte mësuesja Nexhmije dhe pa modesti e them se për gjithë kohen sa isha në Tuttlingen jam angazhuar pa u ndalë dhe pa kursyer as kohën as mundin as Lekun për mbarvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe këtu.

Unë si kryetar i këshillit të prindërve besoi që e kam kryer misionin tim me angazhim maksimal për këtë kauzë, para së gjithash me bashkëbisedim me prindërit që ti dergojnë fëmijt e tyre në shkollën shqipe. Duke qen mik i ngushtë shtëpije me Maxhunin, bashkëshortin e mësueses, gjithënjë isha aktiv në organizimet e jetës kulturore dhe manifestimeve të shumta që ajo organizonte.

Kapitull i veqant i veprimtarisë së Nexhës ishte edhe vizita (ekskursioni) 8 ditorë që ajo i bëri Kosovës me një grup prej 20 nxënësish nga shkolla të ndryshme shqipe të Bavarisë dhe Baden Würtembergut. Mësuesje po e zgjeronte fushen e veprimit edhe jasht procesit mësimorë. Formoi grupin e valleve, grupin e recituesve dhe grupin teatral. Për kohë të shkurter fitoi përkrahjen e parzervë të prinderve e veqmas të nënave të fëmijve që ndiqnin mësimet.

Tuttlingeni u bë qender kulturore dhe arsimore e shqiptarve të kësaj ane. Gjithëçka funkciononte edhe në saje të aktivitetit të dendur të Klubit Agimi dhe aktivistve Ismet Vokshi nga Gjakova, Imer Idrizi nga Llojani, unë nga Presheva dhe të gjithë prinderve të këtyre komunave. Mesuesja filloi pjesëmarrje në të gjitha garat e nxënësve të shkollave shqipe në Gjermani. Më 1997 ekipi i nxënësve të Tuttlingenit plasohët në vëndin e tretë në Kuizin e diturisë që u mbajt në Hanover. Me 2002 Nexha e organizon këtu në Tuttlingen vet kuizin e diturisë për shkollat shqjpe nga mbarë Gjermania. Më se 350 nxënës e arsimtarë nga mbarë Gjermanija vendosen nëper konaqet e shqiptarve të Tuttlingenit ku po mbahej kuizi për 2 ditë me 9 e 10mars 2002. Ekipi i Nexhës zuri vëndin e parë. Në maj 2002 me disa nxënës për një javë rresht vizitojn Kosovën. Vëndin e 3 e zunë nxënësit e mësuses Nexhmije me 2003 në Mynih, e vëndin e parë në Berlin, ne Achern e Manheim. Vëndin e dytë në Osnabryck dhe kështu me radhë.

Për 20 vite dominoi kjo shkollë në të gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore. Grupi i valleve, ai i recitimeve dhe grup teatral u qfaqen me shumë sukses në shumë nga qendrat e mëdha në Baden Würtemberg e deri në Berlin. Në festivalin e grupeve amatore dhe profesioniste të valleve që u mbajt me 2003 në Berlin, shkolla shqipe e Tuttlingenit pati një preformancë të jashtëzakonshme. Jan të shumta sukseset e nxënesve të shkolles shqipe në Tuttlingen, falë punës dhe angazhimit të pa parë të Nexhës. Gjatë kohës së luftës organizoi ndihma në të holla për disa familje në Kosovë,në kte akcion u kyq e tër shkolla,, Karl Schule”ku Nexha zhvillonte mësimin. Dashuri e pa kufijshme për nxënësit e bënin ate që shpesh edhe në banesen e saj ti pregadiste ata për gara në mësime.

Gazetat vendore Gjermane po shkruanin për sukseset e kësaj shkolle duke e parë këtë si urë lidhëse në ne mes komunitetit shqipëtarë dhe atij gjerman në këto anë. Ishte madhështore preformanca e këtyre fëmijve para publikut gjerman, me këngë valle e recitime. Ndër të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, flamuri kuq e zi ishte i pari dhe shkolla e Nexhes gjithmonë më e suksesshmja. Ishin këta nxënës dhe mësuesja e tyre më shumë se ambasadorë të kombit shqiptarë këtu. Jam i vetëdijshëm se është thënë shumë pak nga veprimtarija aq e gjër dhe aq komplekse e një pishtarje të flakt të arsimit në diasporë. Është shembull unik i cili do të duhet të sherbej si udhërrefyes dhe frymëzim për shumë mësues në diasporë dhe jo vetëm.

Nexha punoi pa stimulim financjarë se ishte e shtyer nga ndjenja e humanizmit, nga pergjegjësia morale, njerëzore dhe obligimi që kemi secili ndaj atdheut. Për atëdheun nuk luftohët vetem me pushkë. Lufta bëhet edhe me laps duke përhapë dhe mbjellë dritë diturije ndër brezat që po rriten në mërgim. Me sy të perlotur por me mburrje e krenari të pa fund u nda e fundit nga tezja e saj Nexha, artistja Yllka Kuqi në ditën e varrimit. Ajo shprehu falënderimin e gjithë mergimtarve për sakrificen sublime që bëri për fëmijt mergimtarë.

Do e kujtoi mergata mësuesen e diaspores, zonjen Nexhmije (Avdiu) Syla që i dha vulen e lavdisë misionit të saj jetësorë. I qoftë i lehtë trualli i tokës atrore të cilës iu kthye faqebardhë! Për ish këshillin e prindëve të shkollës shqipe në Tuttlingen.

Gjermani, Burhan Jahiu, Korrik 2024