Pensionohet veteranja e arsimit shqip në Mitrovicë, Shahë Salihu, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Profesoresha Shahë, konsiderohet një prej veteraneve më të shquara në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të shumtë, e cila me përkushtimin më të madh dhe punë vetmohuese doli fitimtare në shumë sfida nëpër kohë.
“Ajo siç thoshte dhe vet ” Nuk kam bërë asgjë veç punës sime”, ndoshta do të ishte kjo deklaratë e cila do ta mbyllte, me plot modesti nga ana e saj, gjithë kaptinën e veprimtarisë edukative-arsimore për 42 vite karriere. Ajo shquhet për modesti, karizëm, pedantëri, e mbi të gjitha për fisnikëri e çiltërsi shpirtërore, për virtyte të cilat pa dyshim që i ka bartur tek familja dhe nxënësit e saj nëpër dekada radhazi. Profesoreshë Shahë, urime pensionimi, urime ditëlindja! Të dhashtë Zoti jetë e shëndet që t’i gëzohesh viteve të shumta me plot dashuri, respekt e gëzime bashkë me familje dhe urtia jote u trashêgoftë te nipërit e mbesat! Me respekt e dashuri, kolektivi dhe drejtoria e shkollës”, thuhet në njoftimin e shkollës./Dijasot.com