Pediatrja Gjika paralajmëron: Çrregullimi ADHD/hiperaktiv sjellë mossukses në shkollë

Pediatrja Lira Gjika ka thënë se ADHD/ hiperaktivitet është  çregullim neurobiologjik i cili prek vëmendjen dhe se duhet pasur parasysh që mund të dëmtojë seriozisht gjendjen dhe si pasojë është mossuksesi në  shkollë.

“Fëmija apo i rrituri, pasi ka edhe të  rritur të  prekur nga ky çrregullim, kanë  paaftësi për t’u përqëndruar. Këta fëmijë  e kanë  shumë  të  shkurtër kohën e përqëndrimit dhe ky është  shkaku që  nuk mund të  qëndrojnë  në  një  vend apo nuk mund të  çojnë  deri në  fund një  detyrë  apo çdo gjë  që  nisin”,ka shkruar ajo.

Gjika thotë se ata kanë  probleme në ruajtjen e vëmendjes, vështirësi në kontrollin e sjelljes së tyre(p.sh. impulsiviteti) sjellje që nuk duket e përshtatshme për moshën. “Këta fëmijë  edhe pse  mund të  jenë  shumë  inteligjentë  nuk mund të  përqëndrohen. Fëmija me ADHD i do gjërat në  çast”.

Në  trajtimin e fëmijëve me ADHD, ajo thotë se luan një  rol të  madh psikoedukimi.

“Fillohet me rutinën e cila është  shumë  e rëndësishme dhe duhet të  respektohet me rigorozitet edhe nga të  rriturit. Ata duhet të  jenë  të  parët që  ta respektojnë  e zbatojnë rutinën së bashku me fëmijën. Edukimi te fëmijët në përgjithësi dhe te këta fëmijë në veçanti, luan një rrol shumë pozitiv, madje ndihmon shumë  që  fëmija të  bëhet i vetëdijshëm për kufizimin e tij. Kështu ai vetë organizon veten dhe mendjen duke marrë  në  konsideratë  kufizimin. Një gjë që duhet patur parasysh që mund të dëmtojë seriozisht gjendjen, është mossuksesi në  shkollë”.

Bashkëpunimi me mësuesit, sipas saj është domosdoshmëri. “Suporti pozitiv shpesh nxit për mirë  në  funksionimin e trurit, por kërkon kohë  e durim”, thotë pediatjra Gjika./Dijasot.com