Ky do të jetë një gjest për të njohur dhe festuar arritjet dhe kontributin që shqiptarët japin në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.
Propozimi erdhi nga deputeti liberal Yvan Baker (Etobicoke Centre) me mbështetjen e deputetes liberale (Toronto-Danforth) Julie Dabrusin pas një lobimi disa vjeçar nga Dr. Ruki Kondaj dhe Shoqata e Torontos, njofton Kultplus.
Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund të njihet si i vlefshëm edhe nga Guvernatori. Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, i cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016. /Dijasot.com