Qeveria shqiptare ka lajmëruar reformimin e sistemit të pagave për arsimin, ku përveç pagës mesatare 950 euro që pritet të rritet, mësuesit do kenë mundësi të paguhen edhe në bazë të meritës. Për këtë ka nisur edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit.
Sipas qeverisë, kjo mënyrë do të nxisë mësuesit që të rrisin performacën e tyre, ndërsa do të trjanohen për një sërë çështjesh, nga metodat e mësimdhënies, dixhitalizimi etj.
Ministria e Arsimit ka publikuar datën e provimit me shkrim të kualifikimeve të mësuesve, në 11 maj. Fillimisht, çdo mësues do duhet të plotësojë brenda datës 27 shkurt kërkesën për t’u përfshirë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon së bashku me portofolin profesional në zyrën arsimore vendore.
Që mësuesit të marrin pjesë në këto provime është kusht vjetërsia në punë për 2 shkallët e kualifikimeve, “mësues specialist” dhe “mësues i kualifikuar”.
Për të marrë titullin “mësues specialist” duhet të kesh mbi 10 vite punë, ndërsa me më shumë se 20 vite punë garon për gradën “mësues mjeshtër”, raporton Tiranapost.al
Ende nuk dihet se si do të funksionojë pagesa sipas meritës për mësuesit, por këta të fundit në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët.