Selim Pacolli, kandidat për deputet nga Lista për familjen e ka quajtur Gjilanin-Anamoravën epiqendër dhe pikë e veçantë në historinë e Kosovës, raporton Dijasot.com.
“Anamorava ishte dhe mbetet epiqendër dhe pikë e veçantë në historinë e Kosovës. Vatra dhe konaku i hoxhë Hasan Masuricës e Sylë Zarbincës, Idriz Seferit, Mulla Idrizi Gjilanit e Hoxhë Lipovicës, Kadri Zekës e Nuhi Berishës, Agim Ramadanit e Abdullah Tahirit, dhe qindra Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit”, ka shkruar ai.
Pacolli ka thënë e veprimtaria dhe historia e tyre do të jenë udhërrëfyesi dhe motivi kryesor për brezat që vijnë pas. Ai ka apeluar të jenë shembull për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e vlerave e traditive tona.