“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës. Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në “Facebook”.
Osmani mirëpriti historianin që dha kontribut në ligjshmërinë e pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim historianin Noel Malcolm, që dha kontribut të çmuar lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
