Ora e parë në shkolla i kushtohet pavarësisë së Kosovës

Në shkollat fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën ora e parë e mësimit do t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

Në agjendën e aktiviteteve për ditën e Pavarësisë bëhet e ditur se sot në shkollat e Kosovës diskutohet për 17 Shkurtin.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 Shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në agjendën e publikuar nga Qeveria në detyrë. /Dijasot.com