Një yll në rritje/ Ema Hoti, në top 10 vajzat më të bukura të Zvicrës

Ema Hoti është renditur në top 10 vajzat më të bukura të Zvicrës, Shqiptarja bukurosh shkëlqeu në “Miss Universe” Swizerland.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News babai i saj Lulzim Hoti ka treguar se si e ka regjistruar vajzën e tij në konkursin e bukurisë.

“Ia kam bërë surprizë, e regjistrova vetë. Dhe më pas e kanë kontaktuar. Jam krenar për bukurinë e vajzës sime. E kontaktuan Emën për t’u prezantuar para jurisë. Rrugëtimi i Emës deri në finale nuk ka qenë i lehtë. Ema nuk përfaqëson vetëm veten në këtë konkurs, por edhe vendin e saj. E ka pasur ëndërr qëkur ishte e vogël. E ëndërronte gjithmonë të shkonte në New York, dhe sfiloi në “Fashion Week”, në New York si finaliste e Miss Universe në Zvicër”, ka treguar ai.

Gjithashtu Ema Hoti u shpreh se kur është kontaktuar për të marrë pjesë në këtë konkurs bukurie është emocionuar shumë.