Një tjetër plazh i zbuluar nga turistët në Sazan

Udhëtimi me anije drejt parkut të vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun në Vlorë ofron eksperiencë mbresëlënëse për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një tjetër plazh i zbuluar nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit.

“MIRËMËNGJES 😊dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë🫶“, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social Facebook.

Ai vlerësoi se ky është një sezon i jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, por edhe për shpërndarjen e turistëve në të gjithë hartën e vendit.

Ishulli i Sazanit ka një vijë bregdetare prej 15 kilometrash të gjatë, me plazhe ranore, shkëmbore me disa gjire dhe me peisazhe që ofron relievi i thepisur.

Ishulli ka katër kodra me lartësi mbi 300 metra dhe është i pabanuar.