Një kilogram biftekë pitoni, ju lutem: Çfarë lloj mishi do të hamë në të ardhmen

Industria e mishit është një nga ndotësit më të mëdhenj në planet. U ofruan shumë alternativa – nga kalimi tek insektet tek mishi i laboratorit – por asnjëra nuk u pranua. Ndoshta mund të provojmë për bukën e grirë?

Një studim i ri nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh ka studiuar mundësinë e mbarështimit të pitonëve në shkallë tregtare dhe çfarë lloj ndikimi mjedisor do të kishte një praktikë e tillë në krahasim me blegtorinë.

Rezultatet janë premtuese. Gjarpërinjtë u rritën me shpejtësi, edhe gjatë periudhës së agjërimit, dhe raporti i sasisë së mishit të marrë me sasinë e ushqimit të ngrënë ishte jashtëzakonisht i mirë. Ata
ushqehen me pula dhe brejtës, por mund të ushqehen edhe me mbetje nga industria e mishit.

Gjithashtu, mbarështimi i gjarpërinjve ka një avantazh tjetër.

“Aftësia e tyre për të rregulluar proceset metabolike gjatë periudhës së agjërimit për të ruajtur gjendjen e organizmit do të shërbente si një faktor shumë i rëndësishëm në zonat ku furnizim i qëndrueshëm
apo kushtet meteorologjike nuk janë gjithmonë të garantuara”, thotë herpetologu Daniel Natush nga Universiteti Macquarie i Australisë.

Ekipi i tij studioi dy lloje pitonësh, malayopython reticulatus dhe python bivittatus, ndërsa ata u rritën për një vit në fermat në Tajlandë dhe Vietnam, dhe më pas u përdorën për ushqim.

Raporti i ushqimit të ngrënë dhe mishit të përftuar te pitonët është 1,2 – ndërsa te salmoni është 1,5, te shpendët 2,8, derrat gjashtë dhe bagëtia dhjetë.

Gjarpërinjtë mund të agjërojnë për muaj të tërë pa humbur shumë masë trupore, gjë që i bën ata idealë për shumim në zona ku ushqimi dhe uji nuk janë të garantuara.

“Studimi ynë konfirmoi se është biologjikisht dhe ekonomikisht e mundur të rriten pitonët për përdorim komercial të mishit”, thanë studiuesit.

Edhe pse mishi i gjarprit nuk do të arrijë tek kasapët brenda natës, rezultatet e studimit treguan se pitonët një ditë mund të bëhen një burim ushqimi i qëndrueshëm dhe ekonomik./DG/Dijasot.com