Nisi faza e dytë e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, pjesëmarrës 5600 nxënës të klasave të 9-ta

Ka filluar faza e dytë e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, që do të zgjasë deri më 29 mars.

5600 nxënës të klasave të 9-ta nga të gjitha zonat e Shqipërisë përfaqësojnë në këtë fazë të dytë shkollat e tyre, duke sfiduar njëri-tjetrin, me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe komunikuese, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu./Dijasot.com