Sipas meteorologëve pas orës 02:00 të natës së sotme nuk do të ketë më reshje bore. Madje, nga mesi i ditës do të kemi edhe diell. Por, temperaturat do të ulen.
Ndërsa, sipas një njoftimi tjetër të IHMK-së të dielën do mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
“ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit”, thuhet në njoftim./Dijasot.com