Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku, dhe Rektori i WSG University në Poloni, Marek Chamot, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve që ata drejtojnë.
Kjo marrëveshje është rezultat i një vizite zyrtare të delegacionit të UKZ-së, të përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Dukagjin Leka si dhe Shejnaze Gagica, të cilët kanë qëndruar në Universitetin WSG në Bydgosczc, Poloni.
“Marrëveshja në fjalë përfshin hartimin e programeve të përbashkëta në shkencat kompjuterike dhe shëndetësore, programe me diplomë të dyfishtë dhe një program të doktoratës. Gjithashtu, parashihet aplikimi për projekte të përbashkëta ICM KA-171, Erasmus CBHE si dhe Horizon Europe, organizimi i një shkolle verore dhe një konference vjetore, si dhe publikimi i stafit të UKZ-së në revista të këtij Universiteti, që janë të indeksuara në Scopus. Marrëveshja do të mundësojë edhe rritjen e mobilitetit për stafin akademik dhe administrativ, si dhe për studentët”, thuhet në njoftimin e Universitetit.
Delegacioni i UKZ-së i cili ka qëndruar në Universitetin WSG në Bydgosczc të Polonisë, kanë vizituar kampusin e WSG për shkenca të shëndetit në qytetin Torun, ku kanë pa për së afërmi se si funksionojnë shkencat e shëndetit, sidomos programi i infermierisë dhe fizioterapisë, si dhe shfrytëzimi i teknologjisë për rezultate më të mira në trajtimin e pacientëve në këto dy fusha.
Vizita, e mbështetur nga programi Erasmus+ ICM, KA-171, synon krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe forcimin e lidhjeve ekzistuese mes dy institucioneve.
Ky bashkëpunim, i cili nuk ka asnjë kosto për UKZ-në, përfaqëson një hap të madh drejt zhvillimit të universitetit dhe përmbushjes së standardeve evropiane./Dijasot.com