Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të energjisë, si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.
Komuna ka njoftuar se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Çabej”.
“Projekti në fjalë pritet të fillojë së realizuari nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. /Dijasot.com