Në vitin 180, në qytetin Sirmium të Ilirisë, vdiq Mark Aurelius, një nga perandorët më të shquar romakë

Krahas veprave të shumta në fushën e kozmopolitizmit, historisë dhe filozofisë stoike, perandori në fjalë shquhet edhe për një nga autorët më të njohur të sentencave.

Busto de mármol del Emperador romano MARCO AURELIO. Esculpido en el siglo XVI por un autor anónimo italiano. Museo del Prado, Madrid (España). Procedente de la Colección Real.

Shkruan, historiani: Jahja Drançolli

Si sot, në vitin 180, në qytetin Sirmium të Ilirisë, vdiq Mark Aurelius (121-180), një nga perandorët më të shquar romakë, i cili kaloi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke luftuar për mbrojtjen e kufirit, si dhe duke luftuar pasojat e murtajës së tërbuar dhe demoralizimin njerëzor.

Krahas veprave të shumta në fushën e kozmopolitizmit, historisë dhe filozofisë stoike, perandori në fjalë shquhet edhe për një nga autorët më të njohur të sentencave.

Nga vargu i tyre i gjatë po nxjerrim këtë: “Kur zgjohesh në mëngjes, mendo sa privilegj i çmuar është të jesh gjallë – të marrësh frymë, të mendosh, të shijosh, të duash”!/Dijasot.com