Kremtimi i festës së Pavarësisë së Shqipërisë apo e njohur dhe si Dita e Flamurit në komunitetin shqiptar në diasporë është festuar në shumë shtete perëndimore ku jeton e vepron mërgata jonë.
Një traditë e tillë po përcillet dhe në komunitetin shqiptar të Suedisë, ku është kremtuar festa e Nëntorit.
Në një atmosferë tejet impozante, me tigujt e këngëve me motive kombëtare të kënduara nga këngëtarja e njohur shqiptare Artiola Toska, mërgimtarët në rrethin e Nybros në Suedi, risollën në mesin e tyre ditën më të lavdishme të kombit shqiptarë, heronjët e pavarësisë së kombit Skënderbeun dhe Ismail Qemalin.
Ndërsa, në këtë tubim u vërejt dhe përpjekja e gjeneratës së re në mërgatë e cila nga prindërit e tyre, tek ata, po përcjell tani dhe po kultivon identitetin kombëtare edhe te fëmijët tyre.

Një nga këto nëna të reja, Arbnora Jetullahi, e cila ka lindur dhe është rritur në Suedi, është kujdesur që vajzës së saj krahas suedistesh t’ia mësojë dhe shqipen, të recitojë dhe këndoj në shqip, duke vazhduar kështu traditën e saj familjare, që ndonëse e shkolluar që nga cerdhja në gjuhën e mjedisin suedez, në familjen e saj të re flitet dhe kultivohet gjuha bashkë me traditat, pa përjashtuar integrimin në shoqërinë suedeze ku punon dhe vepron tashmë Arbnora si farmaciste.
Lea, pesë vjecare doli në binën e skenës ku po këndonte Artiola Toska dhe bashkë edhe me moshatarë të saj e përcollën Toskën në këngë e valle.
Në këtë tubim të organizuar nga shoqata “Ilirida” në Nybro, morën pjesë afërsisht 250 veta./Dijasot.com
Pamje nga manifestimi: