Në Kllokot digjet një billbord, në Ranilluk i vihet flaka një veture me targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Dje rreth orës 00:45, në Mogillë të Kllokotit dyshohet se persona të panjohur kanë djegur një billbord.

Policia tha se ky rast është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Ndërkaq, në Ranilluk dje rreth orës 20:35, policia tha se u raportua që persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.