Në garat internacionale të flautit në Bullgari “Moyse International Flute Competition Sofia”, nxënësja e Shkollës së Muzikës “Amadeus” Zerina Pozhegu është përzgjedhur në raundin e fundit të garave ku edhe do të prezentohet me program të përzgjedhur nga Juria profesionale, në Qershorin e këtij viti.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, në këto gara janë paraqitur kandidatë nga e gjithë bota.
“Zerina Pozhegu është nxënëse e klasës së III-të në flaut në klasën e mësimdhënëses Saranda Vllasaliu Shosholli dhe që nga fillimi i mësimeve ka treguar potencial të lartë muzikor. Përveç nxënëse e talentuar, punëtore dhe e sukseshme në çdo koncert e paraqitje, Zerina është edhe anëtare e orkestrës së fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”, ku luan flautin e parë. Falenderim të madh mësimdhënëses Saranda Vllasaliu për punën e pakusht, plot përkushtim e dashuri. Faleminderit mësuesit Bimi Milla për përcielljen në pianoFaleminderit prindërve për bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe Zerinës shumë suksese në raundin e rradhës garues tutje!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kjo shkollë./Dijasot.com
