Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut në bashkëpunim me QKMF-n, në këtë komunë, shënoi 1 dhjetorin “Ditën Ndërkombëtare kundër Sidës”.
Në SHFMU “Pestova” në Pestovë dhe SHFMU ” Rilindja ” në Maxhunaj, u organizua një ligjëratë kundër Sidës me temë “Mbroje veten dhe të tjerët”.
Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishme drejtoresha e administratës, koordinatorja e njësitit, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtarja për drejta të njeriut dhe mbrojtjen e fëmijës.
Zana Dibrani Mulaku dhe Fatmire Krasniqi mbajtën ligjëratën dhe u shpërndanë fletushka për nxënësit e dy shkollave. /Dijasot.com