Nagavci: Situata në shkolla është e çorganizuar

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e radhës ku po diskutohet për menaxhimin e situatës me pandeminë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në fjalën e saj ka thënë se situata në shkolla është e çorganizuar përkundër masave që janë marrë, raporton Dijasot.com

Ajo ka thënë se masat nga qeveria nuk po japin rezultate për parandalimin e koronavirusit.

Nagavci i është drejtuar qeverisë duke parashtruar pyetjen se kush do të kujdeset për fëmijët në rast të ndonjë izolimi, si dhe a do t’iu jepet leje njërit nga prindërit për t’u kujdesur për fëmijët në rast të ndërprerjes së mësimit. /Dijasot