Nagavci ngushëllon familjen Ramadani që humbën jetën në aksident trafiku Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka dërguar telegram ngushëllimi familjës Ramadani, ku katër anëtarë të kësaj familje humbën jetën në një aksident që ndodhi të dielën në Koshare të Ferizajt.
Nagavci ka thënë se e ka pikëlluar pa masë lajmi për nxënësin Yll Ramadani, i cili ishte në mesin e katër viktimave të këtij aksidenti.
Ajo ka shkruar se Ylli sot do të duhej të ishte i ulur në bankën e tij në klasën e katër të shkollës “Emin Duraku” në Shtime dhe fakti se shkolla mbanë ditë zie për të, është i dhimbshëm për secilin.
Telegrami i plotë:
Na pikëlloi pa masë lajmi se nxënësi Yll Ramadani humbi jetën dje në një aksident. Lajme të tilla sjellin dhimbje e trishtim, aq më tepër që, bashkë me Yllin humbën jetën edhe familja e tij.