Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike ka vendosur të ashpërsojë masat anti-COVID, duke mbyllur lokalet, pubet dhe restorantet, pasi autoritetet kanë identifikuar një mutacion të ri të COVID-19 që po përhapet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar.

Kufizimet do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Sipas sekretarit të shëndetësisë, Matt Hancock, shkencëtarët kanë vënë në pah se një lloj i ri coronavirusi, më i shpejtë dhe më i fuqishëm, ka prekur mbi 1000 persona.

Si pasojë e rritjes së numrit me të infektuar dhe përhapjes së mutacionit të ri në 60 autoritete lokale të ndryshme, qeveria ka vendosur ta fusë të tërë vendin në nivelin e tretë të rrezikshmërisë.

Ky nivel është niveli më i lartë me kufizimet më të ashpra të vendosura deri tani në Angli. Masat do të hyjnë në fuqi pas mesnatës së ditës së mërkurë, raporton Euronews.al.

Sipas tyre, ndeshjet e skuadrave profesionale të futbollit nuk do të lejojnë të kenë audience.

Ndërkohë, dasmat apo evente të ngjashme nuk do të lejohen me më shumë se 15 persona. /Dijasot