Gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit janë faktorë të rëndësishëm për një sistem të fortë imunitar, thanë shkencëtarët turq, duke paralajmëruar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët ndaj sëmundjeve infektive.
Fondacioni rekomandoi gjithashtu larjen e duarve rregullisht dhe në mënyrë të duhur si dhe uljen e nivelit të stresit.
“Është dëshmuar se sistemi imunitar është i dëmtuar dhe i dobët ndaj infeksioneve në shumë sëmundje të lidhura me gjumin”, tha Derya Karadeniz, ekspertja mbi çrregullimet e gjumit, duke theksuar rolin e gjumit në riparimin e trupit.
Studimet eksperimentale dëshmojnë një lidhje të fuqishme midis sistemit imunitar dhe gjumit, theksoi ajo, duke shtuar se në një studim në të cilin njerëzit të cilëve u lejohej vetëm katër orë gjumë për katër natë, kishin reagime shumë më të dobëta imune kur iu dha vaksina e gripit në ditën e pestë krahasuar me ata që bënin orë të rregullta të gjumit.
Timur Erk, kreu i fondacionit, paralajmëroi se duhet të merren vitaminat dhe mineralet thelbësore duke përmbushur nevojat e njerëzve në kohën e pandemisë së COVID-19.
“Dietë e shëndetshme, stërvitje, kontroll i stresit dhe gjumë. Thënia e gjysheve tona, ‘fëmijët rriten në gjumë’, tani vlen për të gjithë individët dhe është dëshmuar nga hulumtimet shkencore”, shtoi ai.//AA