Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje sërish për vaksinim kundër COVID-19.
Në prag të festave të fundvitit kjo ministri ka njoftuar banorët e Kosovës se mbrojtja e të dashurëve në këtë sezon festash mund të bëhet vetëm me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID, raporton Dijasot
”Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID”, thuhet në postimin e MSH-së.
MSH-ja ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.
Gjeni qendrën më të afërt të vaksinimit në: https://bit.ly/3o9WNPv