Moti sot

Temperaturat minimale në mëngjes zbresin deri në 10C e 14C, derisa ato maksimale ditën shkojnë në 30C e 32C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s.

Mot i kthjellët dhe më i nxehtë parashihet ditën e enjtë.

Ditën e premtë, mund të ketë zhvillime të vransirave që në pjesë të vendit shoqërohen me rrebeshe shiu, derisa temperaturat shënojnë rritje në 35C e 36C.

Më shumë mundësi për të reshura shfaqen të shtunën, e nga dita e diel sërish kthjellime, ndërkohë që temperaturat zbresin në 30C.