Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Themelimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
58 deputetë ishin për, katër kundër dhe asnjë abstenim.
Kundër miratimit të këtij ligji ishin deputetët e opozitës, ku sipas tyre ka vërejtje rreth datave rreth hetimeve të krimeve të luftës.
Opozita ka kërkuar që data hetimeve të mos përfshijnë periudhën deri më 31 dhjetori 2000, siç është në projektligji, por deri më 20 qershor 1999.