Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mira Murati ka folur edhe njëherë për faktin që vjen nga Shqipëria dhe është pikërisht vendi i saj të cilit ia atribuon etjen për dije.
“Unë u rrita në Shqipëri. Një vend i vogël në Evropë. Jetova atje gjatë tranzicionit nga komunizmi totalitar, në këtë kapitalizëm liberal.
Kur isha 2 vjeç, regjimi i diktaturës ra dhe u bë anarki brenda natës. Mendoj që një gjë që njerëzit e keqkuptojnë për regjimet komuniste është se kur gjithçka është e barabartë, ekziston një konkurrencë e ashpër për dijen. Edukimi është gjithçka dhe ky është mjedisi në të cilin unë jam rritur”, tha Mira Murati./Tiranapost.al