Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot ka nisur ndërtimi i çerdhes në Batllavë të Podujevës.
Nagavci ka bërë të ditur se ky investim është i MASHTI-t në vlerë prej 448,209.88 euro.
“Ky objekt do të ketë sipërfaqe 756.5 metra katrorë dhe është i destinuar për 60 fëmijë. Ditët në vijim do të vazhdojmë me fillimin e ndërtimit të çerdheve edhe në komunat tjera”, ka theksuar ajo./Dijasot.com