Mijëra nxënës do t’i kthehen mësimit të hënën, Zemaj inspekton disa shkolla

Mijëra nxënës ditën e hënë do të kthehen në shkolla. Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë thotë se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.

Në vizitën që ka bërë Zemaj bashkë me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, në shkollat ” Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar, janë shpërndarë maska dhe dezinfektues. Zemaj thotë se në këto vizita u njoftuar se gjithçka është gati për fillim vitin shkollor.

“Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit. Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”. /Dijasot.com