Pas mbylljes së shkollave për shkak të koronavirusit, mësimi do të zhvillohet virtualisht në Shqipëri.
Nxënësit nga ana tjetër janë të paqartë, bëjnë pyetje të shumta për mënyrën e zhvillimit, se çdo të bëhet me nxënësit që s’kanë internet apo telefona, dhe mësuesja përgjigjet se kjo formë është njësoj si të jenë në mësim për të mos qenë në kontakt prej koronavirusit por këtë herë nuk ju tërhiqet vëmendja për telefonat. Lejet gjatë orët mësimore funksionojnë apo dhe zilja për mbarimin e orës bie virtualisht.
Gjithashtu ministria e arsimit në bashkëpunim me televizionin publik shqiptar kanë krijuar një rubrikë nëpërmjet televizionit. Pra një rubrikë që quhet RTSH SHKOLLA.
Kohëzgjatja e saj do të jetë dy javë, dhe do të transmetohet paradite dhe pasdite. Çdo ditë do të shpjegohet një lëndë mësimore me një minutazh të caktuar për të gjitha klasat, nga e 6 deri në të 12-n.
Ndërkohë që edhe vetë ministrja e arsimit nëpërmjet rrjeteve sociale do të shpërndajë informacione, udhëzime detyra apo programe që duhet të ndjekin nxënësit”. /Top Channel